Ka dështuar për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca paraprake me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.

 

Shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve. Ndërkohë SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.  Këtë të mërkurë për herë të dytë ishte planifikuar hapja e seancës paraprake ku togat e zeza të Gjykatës së Posaçme do të vendosnin nëse dosja e SPAK do të kalonte për gjykim apo jo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë në GJKKO, dështoi po ashtu për herë të tretë seanca paraprake në ngarkim të 21 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Për rastin në fjalë, shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.