Gjykata e Posacmë ka vendosur të nisë gjykimin per dosjes hetimore te Inceneratorit te Elbasanit.

 

Të  pandehur për kete cështje janë, ish-ministri Lefter Koka;  ish-deputeti Alqi Bllako; zyrtarët e tjerë Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa dhe tre pronaret e kompanive te inceneratoreve Mirel Mërtirim, Klodian Zoto, Stela Gugallja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkesa për gjykim të shkurtuar nga ana e të pandehurve është rrëzuar.

 

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lefter Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

 

Më herët  ish-ministri i Mjedisit ka kërkuar pushim ndaj akuzave ndaj tij. Ai ka deklaruar se nuk është i përfshirë në këtë afere, por akuzat ndaj tij janë politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.