30 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë 4 muaj pa marrë pagat, ndërsa prej rreth 1 muaji, impianti është marrë nën administrim nga shteti.

 

Për tre rroga të pamarra, inceneratori ishte nën menaxhimin e privatit, ndërsa muajin e fundit punëtorëve u është thënë se do të paguhen nga shteti, pasi inceneratori i ka kaluar nën administrimin zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Punonjësit thonë se janë zhytur në borxhe dhe nëse nuk marrin rrogat, ata do të bllokojnë portat e inceneratorit duke penguar depozitimin e mbetjeve.