Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj ish-deputetit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, tha se Bllako, si zyrtar i lartë shtetëror, ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv në dy raste.

Ai kërkoi që gjykata ta deklarojë fajtor dhe ta dënojë me 5 vite burgim, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 3.4 vite burg. Gjithashtu, SPAK kërkoi që Bllako të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Gjatë seancës, prokurori Prenci vuri në dijeni gjykatën edhe për një vendim të Gjykatës së Durrësit, e cila i ka dhënë Bllakos liri me kusht, vendim që tashmë ka marrë formë të prerë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";