Drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, Flamur Noka është përfshirë në një incident, ku ka ofenduar komsionerët e qendrës së votimit në fshatin Kuqan të Elbasanit. Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se Noka pasi është futur në një tjetër qendër votimi ka tentuar të shtyjë kutitë e votimit dhe më pas është larguar.

 

“Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, Drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë. Policia po punon për verifikimin e rastit.