Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj diele në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një mjet tip “Citroen” me targa AA 603 VL u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarët.

Gjithçka ndodhi në një moment kur kishte një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh.

Dy motrat e 32-vjeçarit Arben Mema, i cili terrorizoi sot qytetarët duke tentuar t’i marrë përpara me makinë, kanë shkuar në sheshin “Skënderbej” pas ngjarjes duke kërkuar të vëllanë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ato janë treguar agresive me mediat duke i shtyrë operatorët dhe gazetarët dhe duke i kërkuar të mos filmonin, ndërsa thërrisnin me zë të lartë “ku është vëllai”.

Fatmirësisht nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar dhe 35-vjeçari u neutralizua në kohë.