Inspektori i Lartë i Drejtësisë është bërë anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) , rrjet që përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Europian .

 

Prej gati 2 vitesh ILD ishte me statusin e vëzhguesit, ndërsa tashmë është anëtar me të drejta të plota.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cfarë është RESIJ?

Në 2017, përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por jo vetëm, ranë dakord për ndërtimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) për të ndërtuar bashkëpunim konkret mes tyre. Ky rrjet synon: identifikimin e çështjeve dhe kryerjen e trajnimeve të përbashkëta në nivel Evropian; rritjen e rolit të shërbimeve kombëtare të inspektimit në cilësinë, efektivitetin dhe nivelin Evropian të Drejtësisë; sikurse edhe vlerësimin e instrumentave evropianë të asistencës së përbashkët gjyqësore në çështjet civile dhe penale; bashkëpunimin për financime nga Bashkimi Evropian dhe nga Këshilli i Evropës për një numër iniciativash të lidhura me proceset e punës së shërbimeve të inspektimit të shteteve anëtare të RESIJ; hartimin e dokumenteve standarde në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të inspektimit ose të atyre në lidhje me etikën e inspektorëve.

 Në takimin e 10 dhjetorit 2021 të RESIJ, u vendos që institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Republikës së Shqipërisë, të ishte pjesë e këtij rrjeti Evropian me statusin e vëzhguesit.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ që u zhvillua sot online, të gjithë anëtarët, nga vende të Bashkimit Europian, në mënyrë unanime vendosën të ndryshonin statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga vëzhgues në anëtar me të drejta të plota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asambleja e ardhshme e RESIJ do të mbahet në Tiranë më 14 Dhjetor dhe mikpritet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.