Ejona Merlika, nxënëse e gjimnazit “Gjergj Canco”, synon të bëhet programuesja e së ardhmes.

Ajo tregohet e vendosur të ndjekë pasionin e saj për teknologjinë, duke shpjeguar se çfarë e shtyu drejt këtij profesioni.

“Të jep mundësinë për të krijuar pajisje të reja elektronike, të formatosh, të krijosh programe vetë, të hap shumë dyer në tregun e punës në të ardhmen, të gjitha këto që ti përfshin elektronika dhe TIK në përgjithësi”,  u shpreh Ejona Merlika.

Ajo thekson se vit pas viti është rritur ndjeshëm numri i vajzave që zgjedhin drejtime profesionale të tilla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E lobojnë fort pjesën për barazinë gjinore, që nuk ka diferencim në bazë të gjinisë. Duke parë që vitet e fundit teknologjia te vajzat është përhapur shumë, është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjitha. Ka degë të elektroteknikës ende të mbipopulluara me djem, por ka edhe vajza që synojnë, që e kanë zgjedhur që në gjimnaz pjesën e TIK-ut.”

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 2,616 vajza në arsimin profesional, duke përbërë 16.9% të numrit total të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, kur përqindja ishte 16.3%, vihet re një rritje e lehtë, që tregon prirjen në rritje të vajzave për t’u përfshirë në fusha teknike.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";