Vizion Plus mëson detaje të reja nga arrestimi i Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH me urdhër SPAK.

Berberi u arrestua mbrëmjen e djeshme dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga agjentë të BKH-së dhe SPAK janë gjetur piktura me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

Berberi ka mohuar se pikturat janë “ryshfet” ashtu siç janë konsideruar nga SPAK, por ka deklaruar se i ka pikturuar vetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Verdhon./vizionplus.tv