Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një vajzë e re ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një spitali.

Mësohet se 34-vjeçarja u përpoq t’i japë fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga kati i parë i klinikës covid në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras , ku po trajtohej.

Sipas informacioneve rreth orës 05:00 të mëngjesit, vajza ishte në repart me dy pacientë të tjerë femra, të cilët sapo kuptuan se çfarë kishte ndodhur, njoftuan menjëherë infermierët. 34-vjeçarja me origjinë nga Aigio , ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital 15 ditët e fundit.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ka pësuar fraktura në këmbën e majtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme. 34-vjeçarja, sipas informacioneve ishte e ngarkuar psikologjikisht. Arsyet që e çuan atë në këtë akt nuk janë bërë ende të ditura dhe ngjarja po hetohet nga Policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";