Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë  në prangat e Policisë së Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";