Policia ka goditur një tjetër rast të mallrave kontrabandë. Një 36-vjeçar është arrestuar në zonën e Bilishtit, pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur paketa kontrabandë me qëllim shitjen.

 

“Në Bilisht, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 36-vjeçari, ku kanë gjetur 30 steka me cigare të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Në vijim, është ushtruar kontroll edhe në dyqanin e shtetasit A. Y., ku gjithashtu janë gjetur paketa të tjera me cigare, për të cilat ky shtetas nuk kishte fatura tatimore”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.