Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32 vjeçar, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Shtetasi me iniciale P.S ishte shpallur në kërkim, më herët ai nuk u kishte ndaluar një patrulle policore në Fier.
Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Elbasanit”, ai tentoi të korruptonte punonjësit e policisë.
Tiranë
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Drejtonte në gjendje të dehur, automjetin e shpallur “Alert”, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe i kundështoi ata gjatë shoqërimit në komisariat, vihet në pranga 32-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjatë kontrolleve parandaluese për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kryqëzimin e rrugës “Mustafa Matohiti” me Rrugën e Elbasanit, mbrëmjen e djeshme, kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. S., 32 vjeç.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjatë verifikimit të dokumenteve, ka rezultuar se mjeti që drejtonte shtetasi P. S. ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi nuk i ka ndaluar shërbimeve të Policisë, në pikat e kontollit.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, shtetasi P. S. ka rezultuar se drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e procedurave ligjore dhe shoqërimin në komisariat, ka kundështuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar t’i korruptojë, duke iu ofruar një shumë parash.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. S., për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#24/7
#nëshërbimtëqytetarëve
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";