Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj po shkon drejt zbardhjes së plotë.

 

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, tha se policia ka prova të pakontestueshme se ekzekutori i Nikulaj është një shtetas portugez dhe për këtë tha se janë 100% të sigurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Grupi hetimor dhe oficerët e policisë gjyqësore, jemi 100% të bindur në lidhje me ekzekutorit i cili është shtetas portugez, për të cilin sigurojmë të gjitha provat shkencore të nevojshme. Në lidhje me sigurimin e provave ju garantojmë se kemi siguruar prova të plota që përcaktojnë autorësinë dhe rolet e të gjithë personave të dyshuar. Jemi në fazën e dytë të operacionit për të kapur me partnerët personat e përfshirë”, tha Rrumbullaku.