Kantautori Gjergj Kaçinari ka pranuar se është në një lidhje serioze dashurie.
I ftuar në programin “Albano show”, të Albano Bogdos, Kaçinari u shpreh se ka dëshirë t’i shkojë deri në fund kësaj lidhjeje.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Jam i dashuruar e dua që t’i ulem në gjunjë me propozim asaj vajze. Nuk është celebriti, por një person që e vlerësoj shumë”- është shprehur Kaçinari. Kantautori që fitoi çmimin e parë në edicionin e këtij viti të Festivalit “Luleborë”, që u zhvillua në Shkodër, me këngën “Shko dallëndyshe”, pranon bashkëpunimin e parë me babanë e tij, kompozitorin Alfred Kaçinari. “Për herë të parë Fredi bëri një këngë për mua, e jam shumë i privilegjuar për çmimin. Është një këngë me motive qytetare“- konfirmoi Gjergj Kaçinari.