Policia e Tiranës ka marrë sërish në pyetje Klered Bozhanajn, autor i plagosjes me dy plumba të efektivit të Forcave Shqiponja Edlir Alleshi.

 

Dëshmia e dhënë përpara grupit hetimor, ka shtuar dyshimet se 42-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me shenja depresioni dhe aspak i qetë, ai i ka thënë efektivëve se është komandant i Pentagonit.

 

Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë një raport mjeko-ligjor për të vërtetuar gjendjen e shëndetit mendor të tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bozhanaj u arrestuar mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në Porcelan. Edhe pse u angazhuan mbi 600 efektivë, policia nuk arriti dot t’a lokalizonte, por ai është kapur nga efektivët që ruanin banesën e tij menjëherë sapo është futur në brenda.

 

Në momentin e arrestimit 42-vjeçarit i’u sekuestruar edhe pistoleta e dyshuar se kreu krimin. Ai akuzohet për vrasje e efektivit të policisë mbetur në tentativë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";