Kandidati për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin kryesor për përçarjen e demokratëve.

 

Në një intervistë për emisionin Spotlight me Alban Dudushin, Bejko tha se ai është nga klasa e politikanëve që nuk kanë përfiatuar asnjë gjë në kurriz të shqiptarëve, teksa thotë se ai është misionar në skenën politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur je në politikë je një misionar. Rruga ime në politikë e tillë ka qenë. U krijua PD me një vokacion perëndimor. Kaluan 32 vite dhe jemi në të njëjtën linjë. Funksionon si demokracia e fjalës, por mediat janë të kontrolluara. Sot kemi atë elitë politike që na la Ramiz Alia. Kjo kohë e gjatë na ka krijuar një elitë politike, ose oligarki politike e oligarki ekonomike. Shqipëria thjesht është pronë në duart e tyre.

 

Unë i përkas pjesës së politikanëve që nuk i kam përlyer duart me gjëra të pista. Nuk kam qenë përfitues. PD është në momentin e ekzistencës së saj, jemi të ndarë se na ndau Sali Berisha, jemi bërë në 400 copa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";