Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka deklaruar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit sae është pro projektit të bashkisë për transportin e gjelbër në kryeqytet.

Shehi gjithashtu aprovon dhe marrëveshjen e bashkisë me kompaninë gjermane KFW.

“Unë po e deklaroj që në fillim që jam dakord me këtë marrëveshje. Do më kishte pëlqyer që të kishte ardhur më e detajuar. Gjithsesi çfarëdo investimi për transportin publik në Tiranë është pozitive dhe unë e aprovoj. E aprovoj dy herë sepse vjen nga një qeveri shumë mike, siç është qeveria gjermane. Është modeli më i mirë që kemi sot për sot për investitorët e huaj. Unë për këtë projekt jam pro dhe besoj që edhe kolegët e opozitës janë pro”, deklaroi Dashamir Shehi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";