Pasditen e sotme rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gjergji Kovaçi rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

 

Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore. Burime te siguruara thanë se 55 vjeçari kishte ditë që kishte gjetur vdekjen në banesën e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas banorëve ka qenë era e rëndë ajo që i ka detyruar fqinjët të hapin derën e shtëpisë së 55 vjeçarit pasi era vinte nga shtëpia e tij. Kur kanë parë pa jetë fqinjin e tyre kanë lajmeruar policinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.