Një 17-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, ndërsa një 16-vjeçar është vënë nën hetim. Dy adoleshentët akuzohen për posedim armësh, lëndësh narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe vunë në pranga një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se posedonin 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 23 fishekë luftarak, 1 maskë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Arma e zjarrit dhe sendet e tjera do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";