Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin Librazhd-Prrenjas.
Një kamion është përplasur me një makinë të tipit “Land Rover”, ku raportohet të kenë mbetur të lënduar 4 persona, 2 prej të cilëve fëmijë.
Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen e paraprakisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën
Librazhd/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.