Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri lëvizjen e parë të shahut në Kampionatin Ndërkombëtar të këtij sporti që mblodhi në Durrës qindra talente nga e gjithë bota në moshat 8-12 vjeç.

Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij kampionati vlerësoi se organizimi i eventeve të tilla është një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë për gjeneratën e re. Ky konkurs sipas kreut të shtetit,  është një ngjarje e madhe për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë, deklaroi Presidenti Begaj, vendi ynë ka mundësi të tregohet si organizator mbarëkombëtar e si mikëpritës jo vetëm i Samiteve dhe Ministerialeve por edhe i aktivitete promovuese të talenteve ndërkombëtarë të sporteve.

Fëmijët janë e ardhmja dhe është shumë e rëndësishme promovimi dhe vlerësimi i tyre”, theksoi Presidenti i Republikës, i cili konfirmoi përkushtimin për afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një falenderim të veçantë Presidenti Begaj përcolli dhe ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Shqipëria ka shahistët e saj që krenohet ndëkombëtarisht, emra të mëdhenj , si Erald Dervishi qe kryeson sot federaten e shahut  dhe ka arritur te organizoje këtë aktivitet te jashtezakonshem, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenën kombëtare e ndërkombëtare“-u shpreh Presidenti Begaj, i cili uroi që nga ky kampionat të dalin kampionët e ardhshëm të shahut botëror.

Në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut morën pjesë 350 fëmijë nga gjithë bota nga të cilët 60 janë nga Shqipëria./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";