Policia e Tiranës prangosi dy persona këtë të enjte për kultivim të bimëve narkotike.

 

Gjatë një aksioni të zhvilluar në Qafëmollë, në Njësinë Administrative Dajt, efektivët gjetën kanabis të kultivuar dhe si autorë u arrestuan kryeplaku i fshatit dhe një 37-vjeçar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata dyshohen edhe si autorë të ngjarjes 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafëmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.