Ish kryeministri Sali Berisha ka falenderuar sot të gjithë anëtarët që morën pjes ënë votimet e djeshme në primaret e 6 marsit.

 

Berisha shprehet se ata sollën kandidatët të cilët janë propozuar e votëbesuar tërësisht nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Keto janë primaret e para në të cilën çdo kandidat është produkt i anëtarësisë dhe bazës së partisë. Nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të Komisionit të Rithemelimit, por janë që të gjithë të propozuarit e bazës së partisë që kanë mbështetjen totale të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe Sali Berishës.

 

Kjo është diferenca e madhe, kjo i bën këto primare më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund të them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri”, tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";