Vizion Plus ka siguruar videon e sherrit në Palasë, ku një 42-vjeçar u dhunua me sende të forta. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona.
Siç shihet në video, 42-vjeçarin L. K, e kanë shtrirë në tavolinë dhe e gjuajnë me grushte dhe shkelma. 42-vjeçari rrëzohet në tokë ndëra një person i kërkon ujë kamarierit.
Personat e shpallur në kërkim janë 28-vjeçari Xh.S, nga Tirana, dhe 49-vjeçari G.B nga Durrësi, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e tyre.
Policia nuk bën me dije gjendjen e personit që ka mbetur i plagosur si pasojë e sherrit, ndërkohë që thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në konflikt.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";