Zbulohet një arsenal armësh  në Tiranë.

 

Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Elton Mahmuti, banues në rrugën ‘Bajram Çela’ si dhe ka shpallur në kërkim xhaxhain e tij për mos kallëzim krimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Elton Mahmutit, në rrugën “Bajram Cela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”, të cilën shtetasi Elton Mahmuti, e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M.

 

38-vjeçari u arrestuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";