Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Perimetri”, për goditjen e rastit të shitjes së lëndëve narkotike afër shkollave.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kapën në flagrancë B. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, teksa i shiste doza kanabisi një 15-vjeçari në rrugën “Ymer Kurti”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, u sekuestruan lëndë narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe 1 celular.

Shtetasi i mitur u vu në hetim, ndërsa materiali procedurial iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv