Mos hapja e kufirit në pikën e kalimit  të Kapshticës është kthyer në shqetësim për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Ka prej atyre që kanë dy vite pa takuar familjarët e tyre, ashtu sicc ka dhe të tjerë që në ccdo kohë kërkojnë të vijnë për të kaluar pushimet në vendin e tyre.

Të gjithë kërkojnë ndihmën e qeverisë shqiptare për të pasur mundësinë e lëvizjes lirshëm në një situatë të tillë, aq më tepër kur vendet e tjera të rajonit dhe të bashkimit Europian nga dita e sotme kanë hapur kufijtë.

Gjatë ditëve të fundit vihet re një ritje e shtetasve shqiptarë që hyjnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime zyrtare bëjnë me dije se në katër ditët e fundit kanë hyrë më shumë se 2000 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë. Të nëjtat burime thanë se ka rënë ndjeshëm numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë për punë sezonale në vendin fqinj.