Demokrati Fatbardh Kadilli reagoi për situatën e rëndë të krijuar nga zjarret në Karaburun, por jo vetëm.

 

Në rrjetet sociale, ai deklaroi se zjarret mund të parandalohen nëse merren masa paraprake.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Diçka të tillë, sipas tij, qeveria nuk e ka bërë dhe prandaj hidhen sytë nga fqinjët.

 

“Zjarret nuk shuhen me mbledhje pasi janë ndezur. Zjarret nuk shuhen me mbledhje. Zjarret parandalohen. Kapaciteti kontrollues i zjarreve planifikohet. Por zjarret kanë përfshirë vendin. Pas Fierit, një katastrofë ekologjike, Karaburuni po bëhet shkrumb. U bënë tashmë dekada që jemi në hartën e zjarreve të stinës së nxehtë. Por, ende kapacitetet parandaluese dhe ato kontrolluese i kemi me “inshallah” nuk bie zjarr. Ja që bie, ja që ndonjë dhe e ndezim vetë. Një helikopter nuk mjafton. Të presim radhën kur të shuhen zjarret gjetke nuk është zgjidhje. As fakti që zjarre bien kudo nuk është përgjigje. Përgjigje janë masat e munguara parandaluese dhe kontrolluese. Mbështetje maksimale për ata që luftojnê me zjarret. Por, e pafalshme për qeverinë. Dëmi ekologjik, material është shumë më i shtrenjtë se helikopterët dhe mjetet moderne. E pamë dhe gjatë tërmetit këtë neglizhencë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";