Balerina që kërcejnë samba, kostume shumëngjyrëshe, zbukurime pa fund dhe shumë muzikë. Nuk jemi në Brazil, por në qytetin e Vlorës, i cili mbrëmjen e së shtunës u gjallërua nga Karnavalet Braziliane, të cilat organizohen në kudër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mbi 25 artistë të ardhur nga Brazili si perkusionistë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë që me lëvizjet e tyre tërheqin në botën ritmike të karnavaleve, sollën një atmosferë të veçantë që mbajti të mbërthyer jo vetëm qytetarët vlonjatë, por edhe turistët e shumtë në qytet.

Performancat nisën nga Kinemaja Verore e Vlorës me grupin e balerinave braziliane dhe perkusionistëve, të cilët shoqëroheshin dhe nga vespa shumëngjyrëshe, akrobatë të cirkut shqiptar dhe balerinat e Qendrës Kulturore Vlorë.

Në festimet që zgjatën përgjatë gjithë mbrëmjes dhe që u shtrinë në të gjithë Lungomaren e famshme të Vlorës, nuk mund të mungonte edhe Capoeira, arti i veçantë brazilian i kërcimit luftarak. Kjo disiplinë, paraqiti përmes lëvizjeve të kërcimtarëve, akrobacive dhe numrave magjikë, një shfaqje të pa ndodhur më herët në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë shfaqje të jashtëzakonshme, nuk kishin si të mungonin edhe performancat me zjarr, pjesëmarrja e këmbëgjatëve apo shfaqje me fishekzjarrë që padyshim entuziazmuan fëmijë e të rritur./vizionplus.tv