Kryeministri Edi Rama, në episodin më të fundit të podcastit “Flasim”, komentoi garën për kryebashkiakun e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliaj.

Rama u shpreh se kushdo që voton Partinë Socialiste dhe PDS do të mbështesë Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur për drejtimin e kryeqytetit. Ai e vlerësoi kandidaturën e saj, duke theksuar përvojën e saj në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare dhe Spitalit Rajonal të Vlorës, si shembuj të kapacitetit të saj menaxherial dhe vullnetit të hekurt.

Kryeministri komentoi edhe kandidaturën e opozitës, Florian Binajn, një aktor i njohur për shfaqjet e tij komike në “Portokalli”, duke e përshkruar kandidaturën e tij si një përpjekje simbolike të opozitës.

Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";