Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, pas sulmeve kibernetike.

 

Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja tha se, kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin që vjen nga hakerat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe  Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE.