Protestuesi i ‘5 majit’ Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

 

Ai ka përfituar ulje me 1/3 të dënimit dhe do të kryejë 8 muaj burg. Gjatë seancës Ivzi Hoxha ka shprehur pendesë me pretendimin se ka qenë i stresuar për shkak të konfliktit me bashkinë për shkak të pronësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Ivzi Hoxha paralajmëroi se do të shkojnë deri në akte ekstreme.

Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë”, tha ai.