Policia e Durrësit ka arrestuar 56 vjeçarin me iniciale L.P, i cili qëlloi me armë në drejtim të fqinjit, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Fqinji i autorit, 40 vjeçari me iniciale K.J ka tentuar të largohet me makinë dhe nga të shtënat i është dëmtuar vetëm automjeti.

Policia njofton se ndërhyrja e tyre në kohë, ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Antena”.

Ndërhyrja në kohë dhe puna profesionale e shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qëlloi me armë zjarri (kallashnikov) në drejtim të fqinjit të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në kohë rekord dhe vihet në pranga 56-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori i dyshuar qëlloi në drejtim të fqinjit të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis 2 shtetasve (fqinjë me njëri-tjetrin), njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antena”, si rezultat i të cilit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe pas kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasit që qëlloi me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-L. P., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vijin puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.