Në 2022, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, blerjet e individëve në tregun e bonove të thesarit dhe obligacioneve u trefishuan krahasuar me një vit më parë.

 

Këtë trend, Marian Gjermeni, drejtor në Bankën e Shqipërisë, e shpjegon me rritjen e normave të interesit për titujt qeveritarë, që erdhi si pasojë e normalizimit të politikës monetare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MARIAN GJERMENI

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TE OPERACIONEVE MONETARE, BSH

 

“Rritja e normave të interesit për titujt qeveritarë ndoqi rritjen e normave të interesit nga ana e Bankës së Shqipëri. Kjo rritje në normën e kthimit, u shoqërua edhe me rritjen e pjesëmarrjes direkte të individëve në titujt e qeverisë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjatë kësaj periudhe me norma interesi të rritura, Banka e Shqipërisë vuri re edhe një lëvizje nga investimi në obligacione, te bonot e thesarit.

 

MARIAN GJERMENI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TE OPERACIONEVE MONETARE, BSH

 

“Para normalizimit të politikës monetare patëm ulje të normave të interesit, gjatë kësaj periudhe u vu re që individët u zhvendosën nga bonot e thesarit, në obligacione sepse obligacionet jepnin një kthim më të lartë sesa bonot e thesarit dhe individët shfrytëzuan këtë oportunitet. Nga marsi 2022 çfarë ndodhi është që me ndryshimin e politikës kemi që me rritjen e yieldeve çmimi i obligacioneve bie dhe tek institucionet financiare patëm zhvendosje dhe kemi lëvizjen e individëve nga obligacionet te bonot e thesarit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, ndryshe paraqitet situata këtë vit ku rënia e normave të interesit të titujve qeveritarë ka ftohur interesin e individëve për të investuar. Sipas të dhënave, në 9 muaj vlera e investimeve në tregun e bonove dhe obligacioneve është 28.3 mld lekë, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.