Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës.

Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare./vizionplus.tv