Pas mbylljes së votimit, ambasadorja e SHBA-vë ne Shqipëri, Yuri Kim iu drejtohet kandidatëve dhe udhëheqësve të partive politike që mos të bëjnë projeksione dhe supozime rezultatesh, por të presin përfundimin e numërimit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, diplomatja amerikane shkruan se autoritetet kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Votuesit shqiptarë dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.”
