Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se SHBA-të kanë dërguar ekspertë amerikanë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare në shuarjen e flakëve.

 

Diplomatja shkruan se ekspertë amerikanë kanë mbërritur këtë fundjavë, teksa shton se SHBA-të do të jenë sërish krah Shqipërisë  dhe në këtë situatë që është krijuar në vend nga zjarret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj – po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah.”