Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi i përgjigjet akuzave: Nuk përzihemi në politikë

Mitrpoliti i Kishë Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi “nuk e ndan popullin” duke i parë ato përmes lenteve të përkatësive partiake ose nacionale si “serbë dhe malazezë”.

“Le të deklarojnë si të dojnë, ne jemë vëllezër dhe jemi një. Dhe e kemi trashëgimi nga etërit tonë, të mbahemi për dashurinë e njëri tjetrit”, ka thënë Joanikije në liturgjinë e mëngjesit në Kishën e Ringjalljes së Krishtit në Mal të Zi.

Sipas portalit fetar “mitropolija”, Joanikije ka deklaurar se “në këto kohë shohim konfuzionin e popullit, dhe vullgaritetin e politikës”.

“Duhet të qëndrojmë larg këtyre gjërave. Shumë po habiten sepse Kisha nuk do të merr pjesë në këto vullgaritete, se çfarë do të thonë peshkopët e priftërinjët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Joanikije siguron se Kisha ndjek vetëm “rrugën e Krishtit”, dhe “jo politikën”.

“Asgjë e mirë s’do të bie nga ndarja. Natyrisht, ne respektojmë të gjithë dhe shërbimin e të gjithëve. Duhet të ketë parti dhe politikë, por politika jonë është të jemi me Krishtin, dhe në rrugën e tij”, ka deklaruar.

Vëmendja është kthyer nga Kisha Ortodokse Serbe, dhe Marrëveshja Bazë që pritet të nënshkruhet mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i ka bërë thirrje institucionit më të madh fetar në vend që të nënshkruajnë marrëveshjen dy-palëshe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hierarku më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka thënë se për faktin se kjo qeverie pritet të bie më 4 shkurt, nuk dëshirojnë të nëshkruajnë një marrëveshje konkluzionet e së cilës mund të sfidohen menjëherë pasi të bie qeveria.

Ai ka zhvilluar takim në Beograd edhe më zv/kryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili e ka sigurar se Marrëveshja Bazë do të jetë gati dhe “e harmonizuar në interesin e të dyja palëve”, kur të formohet qeveria e re e pakicës së propozuar nga ai.

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi, që udhëhiqet nga Presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, vazhdon të ketë qëndrimin e kahershëm ndaj Kishës Ortodokse Serbe, të cilën e konsideorjnë vetëm si “instrument politik” të Serbisë, për të shtrirë ndikimin dhe për të minuar shtetin dhe identitetin malazez përmes mjeteve fetare.

Sipas censusit të vitit 2011, 70 përqind e qytetarëve të Malit të Zi janë të krishterë ortodoksë dhe ndjekin Kishën Ortodokse serbe, përkundër 30 përqindëshit tjetër që ndjekin Kishën Ortodokse Malazeze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kisha Ortodokse Malazeze nuk gëzon pajtimin dhe njohjen e Kishës Ortodokse Serbe.