Policia e Tiranës ka sekuestruar 2000 litra naftë.

 

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit me iniciale B.S është gjetur dhe sekuestruar një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi B.S i cili u arrestua nga policia e ushtronte këtë aktivitet në bashkëpunim me me shtetasin G.P i cili u procedua penalisht.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Diesel 2”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. 

 

Sekuestrohen 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij, në rrugën “Azem Galica”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 2”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. S. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. S. u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.