Është shpëtuar pas 5 orëve kërkim turisti gjerman i bllokuar në malin e Vunoit në Himarë. Ka qenë një banor i zonës që ka lajmëruar autoritetet rreth orës 10:20 të mbrëmjes së 1 majit se një turist gjerman ishte bllokuar në malin e Vunoit për shkak të errësirës.

Në bazë të informacioneve, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë arritur që të shpëtojnë turistin pas 5 orëve kërkime, rreth orës 03:00 të 2 majit. Turisti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacion morën pjesë 6 zjarrfikës dhe 4 punonjës policie të Komisariatit të Himarës. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";