Policia e shtetit ka vënë në pranga një person për kultivim të bimëve narkotike.

 

I moshuari kishte mbushur kubikët më bimë kanabisi dhe i kishtye bërë gati poër t’i kultivuar në parcela.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

69-vjeçari është rrestuar në flagrancë ndërsa janë sekuestruar rreth 300 bimët e tij.

 

Krujë / Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kubikët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga 1 shtetas.

Gjenden në tokën në pronësi të këtij shtetasi, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kubikët”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. B., 69 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.