Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, kontrolle intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

një 37-vjeçar që qarkullonte me armë sportive në automjet dhe posedonte sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë është arrestuar nga policia e Krujës.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë u ndaluar shtetasi B. S., 37 vjeç, banues në Kukës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.