Rreth 30 mijë nxënës në të gjithë vendin kanë nisur provimet për mbylljen e arsimit bazë të detyruar. Ata u testuan sot në lëndën e gjuhës shqipe, për rreth 2 orë e 30 minuta, ndërsa nesër nxënësit e klasave të 9-ta që i përkasin pakicave kombëtare, do të zhvillojnë provimin e gjuhës amtare. Në përfundim, komentet ishin të shkurtra ndërsa vështirësia e tezës u konsiderua mesatare dhe brenda programit.
“Shumë mirë shkoi, testi ishte mesatar, nuk kishte ndonjë vështriësi të madhe.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Sicc e prisnim, shumë mirë dolëm.”
“I lehtë ishte, mirë shkoi.”
Pas kamerave, prindër dhe mësues u shprehën se ky brez nxënësish ka mbartur boshllëqe në mësimnxënie për shkak të pandemisë, ndërsa kërkuan mirëkuptim në korrigjimin tezës. Këtë të premte do të zhvillohet provimi i lirimit në lëndën e matematikës ndërsa të hënën e 26 qershorit, ai në gjuhën e huaj të parë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose italisht.