Një predhë luftarake është pikasur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Një banorë i zonës ka qenë duke mbledhur dru zjarri në lum, kur është përballur me predhën.

Ai ka njoftuar menjëherë organet e policisë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Këta të fundit kanë njoftuar forcat xhenjere pranë Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xhenjere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eleminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër, megjithëse ato janë çertifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga ish ministrja Mimi Kodheli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";