Një armë luftarake e dyshuar si granatëhedhës është konstatuar këtë të Mërkurë në shtratin e lumit Mat.

 

Arma luftarake e cila dyshohet të këtë edhe predhën shpërthyese në të gjendet 40m sipër Urës së Fullqetit ne qytetin e Klosit, ne shtratin e lumit Mat. Arma është e ndryshkur, ndërsa për rrezikshmërinë dhe demontimin e saj duhen specialistët e forcave xheniere.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu është njoftuar Stacioni i Policisë në qytetin Klos, ku efektivët kanë marrë në ruajtje armën deri në demontimin apo zhvendosjen e saj nga specialistët e Forcave të Armatosura të repartit të xhenjos.