Oficerët e policisë së komisariatit nr.4 në Tiranë kanë arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me 2.2 kg lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se dy të rinjtë, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin, janë kapur në zonën e Institutit.

Të rinjtë kanë tentuar të arratisen por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Spanja dhe do të shitej në doza të vogla në Fresk./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";