Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike dhe perdorim të tyre gjatë aktivitetit  UNUM Festival në Lezhë.

Eefektivet e policisë kishin informacione mbi përdorimin e lëndeve narkotike nga spektatoret në këtë aktivitet dhe për këtë arsye kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali.

Si rezulat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25  banues në Kosovë dhe  u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi,  A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banuesnë  Shkup, Maqedonia e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.