Denisa Bushka, 34-vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet se tregtonte lëndë narkotike në kryeqytet. Policia bën me dije se 34-vjeçares i është gjetur kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Ajo dyshohet se zakonisht e shiste lëndën narkotike në zonën e Komunës së Parisit.
“Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.
Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit”, thotë policia.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.