Është gjetur pa shenja jetë në Urën e Podës, 49-vjeçarja Mimoza Kristo, e cila rezultonte e zhdukur. Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë. Ka qenë vëllai i saj i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.

 

Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se Mimoza u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";